Joga
Joga eshte nje sistem gjithperfshires per zhvillimin fizik, mendor dhe shpirteror. Per zhvillimin fizik Joga ofron nje seri pozicionesh te quajtura "Asana te Jogas". Keto Asana nuk jane gjimnastike ose ushtrime te zakonshme. Asanat perbehen nga levizje te ngadalta dhe te permbajtura dhe nga pozicione te ndryshme statike. Gjate praktikimit te asanave, trupi ndodhet ne nje gjendje te qete efikasiteti dhe frymemarrja e thelle e cila shoqeron ne menyre te natyrshme asanat, sjell me shume oksigjen ne qarkullimin e gjakut. Gjate asanave, akumulohet energji dhe trupi gjallerohet.
Asanat ndikojne mire ne te gjitha sistemet e trupit. Perkuljet dhe perdrredhjet qe kryhen gjate Asanave, ushtrojne presion mbi gjendrat endokrine duke i ndihmuar te funksionojne ne nje menyre me te balancuar. Per rrjedhim, permiresohet funksionimi i te gjithe organizmit. Asanat ndikojne dhe mbi sekrecionet e gjendrave te cilat kontrollojne emocionet tona. Balancimi i ketyre sekrecioneve sjell nje qetesim te mendjes. Pozicionet e Jogas permiresojne trejten, stimulojne qarkullimin e gjakut, masazhojne organet e brendhshme dhe relaksojne dhe tonifikojne muskujt dhe sistemin nervor.
Asanat jane te pershtatshme dhe te kollajta per te gjithe njrezit. Instruktoret tane do ju rekomandojne pozicionet qe jane me te pershtatshme per ju dhe ju shpjegojne si ti praktikoni ne menyre qe te arrini mireqenie trupore dhe mendore.
|